​Franca vendos taksë të re ndaj gjigantëve të internetit

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire prezantoi sot një projektligj, ku propozohet një taksë shtesë ndaj gjigantëve të internetit.

Marketing

Në dhjetor, Franca kërcënoi se do të vendosë një taksë të sajë mbi të ardhurat ndaj kompanive gjigante dixhitale, në rast se 28 anëtarët e Bashkimit Evropian nuk do të binin dakord për një taksë në nivel evropian ndaj aktorëve kryesorë të internetit deri në fund të këtij muaji.

Deri tani anëtarët e BE-së janë përpjekur për muaj të tërë që të arrijnë një marrëveshje mbi një taksë evropianë, por deri tani kanë dështuar, shkruan ATSH.

Sipas Le Maire, “kjo taksë pritet të sjellë 400 milionë euro të ardhura këtë vit, një shumë që pritet të rritet në mënyrë progresive në vitet në vijim”.