Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, gati 9 muaj ka mbetur i bllokuar në komisionin amë për politikë sociale. Me vendim të Qeverisë, mbrëmë ligji është tërhequr nga procedura në komision për politikë sociale dhe më pas ligji është dërguar në Kuvend me flamur evropian që të sillet me procedurë të shkurtuar përmes Komisionit për çështje evropiane.
Pas kësaj kreu i Kuvendit, ligjin e vendosi në seancë para deputetëve për lexim të parë. Në tekstin e ri të ligjit zgjerohen bazat për diskriminim, ndryshohet dhe më mirë definohet definicioni për diskriminim, profesionalizohet Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe ndryshohet emri dhe kompetenca e komisionit në Komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, e cili duhet të punojë edhe në parandalimin përveç se në mbrojtjen.
Rregullohet kompetencat e komisionit, mënyra e zgjedhjes dhe kushtet për zgjedhjen e anëtarëve. Vendoset dispozita për përdorimin e provave të reja në procedurat gjyqësore dhe action popularis. Gjithashtu parashihet dhe lirim nga shpenzimet gjyqësore në procedurat gjyqësore.