Aeroporti i Shkupit vlerësohet për cilësinë e shërbimeve

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve ka shpërblyer Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit për vitin 2018.

Marketing

Aeroporti i Shkupit u klasifikua si një ndër më të mirët në Evropë në kategorinë e dy milionë udhëtarëve në vit, e shikuar nga aspekti i përvojës së udhëtarëve.

Çmimin që merr Aeroporti i Shkupit për të katërtën herë është marrë në konkurrencë të 23 aeroporteve në rajonin evropian.

Nga paneli i njëjtë janë shpërblyer edhe aeroportet spanjolle: Allmeria, Xhirona, Melinja dhe Saragosa.

“Çmimi për kualitetin e shërbimeve të aeroportit për vitin 2018 do të thotë se jemi në mesin e aeroporteve më të mira në Evropë për vitin 2018 nga aspekti i përvojës së udhëtarëve. Kjo është hera e katërt që e marrim këtë mirënjohje prestigjioze, që paraqet pikë referimi për nivelin e lartë të shërbimeve ndaj klientëve, pas çmimeve të marra në vitin 2012, 2013 dhe 2015”,- deklaroi drejtori i përgjithshëm i TAV – Maqedonia, Alper Ersoj.