Në Shkup sot do të mbahet panel diskutim me temë “Luftë dhe jo kafene” në të cilën do të debatohet për esencën e festimit të 8 Marsit.
“Tema i kushtohet nevojës për luftë dhe jo festimit me rastin e Ditës së të drejtave të grave, në shoqëri ku edhe krahas zhvillimit dhe vetëdijes së njerëzve, gratë, për fat të keq, akoma ballafaqohen me probleme serioze dhe reja të cilat janë shumë më të mëdha se ajo se në cilën kafene do të festohet Dita e gruas ose sa para do të jepen për dhuratë për mësuesen”, thonë nga Qendra për liri Civil të cilët janë organizatorë të ngjarjes.
Është paralajmëruar fjalim i kryetares së Këshillit Kombëtar për barazi gjinore Savka Todorovska, e aktivisteve Daniela Mirçevska dhe Merita Maksuti si dhe e Dijana Tahirit dhe Maja Ivanovskas nga CIVIL.