eanca të pesë Komisioneve parlamentare

Pesë Komisione parlamentare sot do të mbajnë seancë ku do të shqyrtohen më shumë propozim ligje ekonomike dhe politike.

Marketing

Pikë e vetme e rendit të ditës në Komisionin për çështje ekonomike është Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të energjetikës në procedurë të shkurtuar- në lexim të dytë e ngritur nga deputetët Hari Lokvenec dhe Rexhail Ismaili.

Komisioni për financim dhe buxhet do të mbajë dy seanca të njëpasnjëshme. Në të parin do të ketë debat publik për Propozim ligjin për kryerjen e punëve të kontabilistëve, ndërsa në rend dite të të dytës janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje në sigurim dhe të Ligjit të bankave, të dyja në procedurë të shkurtuar- në lexim të dytë dhe të ngritur nga deputetët Agim Murtezanov, Mira Stojçevska, Mileva Gjorgieva, Pançe Ivanov dhe Artan Grubi.

Komisioni për çështje evropiane do të shqyrtojë Propozim ligjin për pengim dhe mbrojtje nga diskriminimi, në procedurë të shkurtuar- në lexim të dytë, ndërsa Komisioni për mbrojtje dhe siguri Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për siguri të trafikut rrugor në procedurë të shkurtuar- në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit Ligjvënës- juridik janë edhe pesë vendime ligjore në procedurë të shkurtuar të ngritur nga deputetët e shumicës qeveritare