Stevo Pendarovski humb, ai e din se nuk gëzon besimin e qytetarëve, prandaj përpiqet të flasë për gjithçka vetëm jo për problemet e vërteta të qytetarëve, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Pushteti, siç thonë nga VMRO-DPMNE, heshti dy dit pasi Stevo Pendarvoski dol dhe tha se është ndjekur prej shërbimeve të huaja. Askush nga MPB-ja nuk tregon nëse Pendarovski është ndjekur dhe nga kush dhe vallë i njëjti me shpikje të gënjeshtrave nuk krijon alibi për humbjen e ardhshme zgjedhore.
“Pendarovski e din se nuk ka mbështetje prej qytetarëve, prandaj duhet të shpik. Ai dhe mentori i tij, Zoran Zaev do të humbin në zgjedhjet presidenciale. Qytetarët do ta mposhtin LSDM-në dhe do ta japin votën e tyre për Gordana Siljanovsk Dakova, që do të jetë arsye edhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do ta dërgojnë LSDM-në në histori”, thuhet në kumtesë.