Sot është 8 Marsi, datë kjo që shënohet pothuajse në të gjithë botën si Ditë e Gruas.Por pyetja që të gjithë e bëjnë është se : Kur është Dita e Burrave ?
Data 19 Nëntor është Dita Ndërkombëtare e Burrave. Kjo datë përputhet me datëlindjen e babait të Dr. Jerome Teelucksingh, një mjek nga Trindadi dhe Tobago, i cili e rifilloi festën për Ditën Ndërkombëtare të Burrave në vitin 1999, shkruan The Indeppedent, transmeton Gazeta Express.
Por cili është synimi dhe qëllimi i kësaj feste të Ditës së Burrave?
Siç shkruan The Indeppedent, kjo festë bëhet me qëllim të rritjes së modeleve pozitive të burrave dhe rritjes së ndërgjegjes për çështjet e tyre.
Këto përfshijnë tema të tilla si shëndeti mendor, mashkulloriteti, dhe parandalimi i vetëvrasjes së burrave.
Kjo ditë ndërkombëtare e burrave, përfshinë meshkujt që rrisin flokët dhe mjekrën e tyre në përpjekje për të nxitur biseda rreth shëndetit mendor të njerëzve, parandalimit të vetëvrasjeve, kancerit të prostatës dhe kancerit të testikujve.
“Dita Ndërkombëtare e Burrave është pjesë e një revolucioni global të dashurisë”, thotë Dr Teelucksingh.
“Dita Ndërkombëtare e Burrave është hartuar për të promovuar modele pozitive në shoqëri dhe për të zhvilluar individë të shëndetshëm”, ka përfunduar ai.