“Me qenë se ma siguron dikush familjen unë as një për qind nuk vij me e prek malin”. Me këtë arsye, dhjetëra banor në vendin tonë, dalin për të prerë dru nëpër pyje. Në orët e vona të natës dhe në çdo stinë të vitit. Edhe pse këtë e bëjnë pa leje, me rrezik të madh për jetën, por edhe me rrezik nga policia.
Rreziku është 100 për qind. Nuk e din a je gjallë a nuk je, të bie druri. Ka persona që janë lënduar, janë prerë, u ka rënë druri. Probleme sa të duash, ik prej policisë, ik prej shumarit, prej krejtve.
Sa herë je i dënuar deri tash?
Dënime sa të duash. Kalon kamioni, merr pare polici, ama me më zënë mua, unë e ha dënimin edhe të kamionit, a ai veç prej kamionit merre pare kalon pa problem. Më zë mua, sepse unë nuk kam pare ti japë atij për me kaluar edhe unë pësoj dënim. Kam dënim deri më 1000 euro. Ama tash nuk kam qare pa ardhur këtu me pre dru se duhet me e siguru familjen.
Por edhe në çdo stinë të vitit. Një fenomen i shpesh i dëmtimit të pyjeve në vendin tonë është edhe shkaktimi i zjarrit.
Nuk është vetëm zhurma e këtyre motorëve që dëshmon dëmtimin e pyjeve përmes prerjes së druve, ka edhe një mënyrë tjetër, siç është edhe djegia e pyjeve, e cila shpesh herë ndodh edhe me qëllim.
Djegia e pyjeve është edhe më e dëmshme se prerja e tyre, pasi pyjet që digjen thahen dhe nuk mund të lëshojnë degë të tjera. Nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë thonë për Alsat, se vetëm gjatë vitit 2018 janë prerë mbi 52 mijë metër kub dru, ose është shkaktuar dëm prej mbi pesë milion euro.
Për vitin 2018 janë pyllëzuar nga ana e Pyjeve të Maqedonisë rreth 400 hektarë, me çka është bërë pyllëzim me një milion e 540 fidanë. nëse shohim nëpër male dhe pyje kjo nuk është e mjaftueshme, duhet shumë më tepër të punohet dhe kjo është një qasje sistematike rreth gjithë kësaj. Për shkak se edhe ne përmes programeve për zhvillim rural kemi ndarë këtë vit fond më të madh, me qëllim që kjo të riparohet dhe të kthehet në normale”- tha Trajan Dimkovski, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave.
Informatat e Policisë së pyjeve flasin se vitin e kaluar, kanë dorëzuar 1.110 shkelje penale dhe 195 aktakuza deri në prokuroritë publike. Përkohësisht është sekuestruar 2.142 metër kub dru për ngrohje dhe për përdorim teknike. Përkohësisht janë sekuestruar mjete me të cilat është bërë shkelje ose vepër penale dhe atë: 75 mjete ngarkuese, 279 automjete udhëtimi, 32 traktorë me rimorkio dhe 89 sharra motorike. Në vitin 2018 nga paditë penale janë marrë aktvendime dhe janë shqiptuar dënime në të holla në shumë prej 1.721.906 euro. Aktivistët ekologjik, thonë se prerja dhe djegia e pyjeve shkakton edhe katastrofa ekologjike.
Siç dihet një dru prodhon oksigjen për katër persona, druri nëpër pyje ka efekte për të parandaluar vërshimet, erozionin e tokës, druri mbron edhe ndotjen e ujërave nëntokësore, ka efekte për parandalimin dhe thithjen e CO2-it që hidhet në natyrë dhe shumë efekte tjera. // Pasojat e pariparueshme janë vërshimet katastrofale, siç e dinë të gjitha ajo q[ë u përballëm ne në vitin 20156në Shipkovicë në fshatin Porojë. Këto janë pasoja me të cilat përballen qytetarët”- pohoi Ngadhnjim Mehmeti, Eco Guerila.
Përfaqësuesit e shoqatave ekologjike, deklarojnë se edhe pas këtyre katastrofave natyrore shteti nuk ka ndërmarrë asgjë serioze, përveç disa masave kozmetike, të cilat nuk kanë ndryshuar asgjë në terren dhe lënë hapësirë që katastrofat të përsëriten.