Ylli i UFC-së, Conor McGregor është arrestuar në Miami, pasi dyshohet se shkatërroi telefonin e një fansi i cili tentoi t’i bënte foto.
Ndaj boksierit irlandez janë ngritur akuzat për grabitje të armatosur me forcë dhe keqbërje kriminale, tha policia.
Incidenti besohet të ketë ndodhur pasi 30 vjeçari u largua nga hoteli në Fontainebleau Miami Beach në ora 05:20.
Në raportin e policisë thuhet se ai e rrëzoi telefonin nga dora e tifozit, shkeli mbi të pastaj e mori dhe u largua me të.
Vitin e kaluar, McGregor u urdhërua nga një gjykatë që të ketë trajnim për menaxhimin e zemërimit dhe të kryejë pesë ditë shërbime në komunitet në këmbim të hudhjes poshtë të akuzave penale për sulm ndaj një autobusi të boksierëve rivalë të UFC-së.