Përmendorja “Luftëtari në kalë” të shkojë në Athinë, ndërsa përmendorja athinase “Vrapuesi” të arrijë në Shkup ishte ideja e ministres së Kulturës së Greqisë, transmetuar në takimin e skulptorit dhe autor i përmendores, Kostas Varocos, sipas pohimeve të artistit për mediat greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lajmi prej mbrëmë është një nga temat kryesore në mediat e Greqisë, ndërsa ministrja e Kulturës, Mirsini Zorba, kategorikisht përgënjeshtron se ka ekzistuar bisedë për këmbim të përmendoreve.
Në deklaratë për mediat, skulptori Varcos zbulon se të premten e kaluar është takuar me Zorban në Ministrinë e Kulturës së Greqisë kur i është prezantuar ideja.
“Zonja Zorba në bisedë e përmendi idenë që “Vrapuesi” të dërgohet në Shkup. Dhe u përgjigja se “Vrapuesi” nuk mund të shkojë nga Athina për shumë arsyer. Përveç asaj që skulptura i përket komunës së Athinës unë i kam të drejtat autoriale. Dhe nuk është vetëm kjo arsye. Ministrja e përgënjeshtron propozimin që ma paraqiti”, thotë Kostas Varocos në deklaratë për agjencinë gazetareske greke ANA-MPA.
Edhe ministrja e Kulturës për agjencinë shtetërore përveç që përgënjeshtron, sqaron se përmendorja i përket komunës së Athinës.
“Nuk ekziston kurrfarë propozimi për transferimin e “Vrapuesit”, kjo nuk është diçka e pabazë. Përveç asaj, skulptura i përket qytetit të Athinës. Në suaza të një diskutimi komunal me artistë grek të shquar, mes tyre edhe zotëri Varocos ishin biseduar dhe komentuar shumë punë, por jo edhe propozimi i tillë.
Unë kam prioritete tjera, ndërsa mundësia për këmbim të përmendoreve ose ndryshim të tabelave u përkasin kompetencave të ministrive tjera. Më vjen keq për zhurmën dhe panikën morale që disa shpejtuan ta demonstrojnë”, thotë ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba për ANA-MPA.
Përmendorja “Vrapuesi” në pjesë të madhe është përpunuar nga qelqi, ndërsa është vepër e Varocos nga viti 1988 dhe gjendet në qendrën e Athinës para hotelit “Hilton”.