Ministri i Jashtëm pret hapjen e negociatave me BE

Megjithëse Shqipëria ka hyrë në një krizë politike, mazhoranca qeverisëse mendon se nga mbledhja e qershorit e këshillit të ministrave në Bruksel, do të kemi dritë jeshile për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Detajet se ku bazohet ky optimizëm i dha ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Marketing

“Vendimi i këshillit thelbësor. Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike për hapjen e negociatave. Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet më të larta të gjyqësorit. Shqipëria kontribut të çmuar në rajon. Shqipëria vepron në përputhshmëri të plotë me parimet dhe politikat e jashtme të BE. Shqipëria ka pasur mbështetjen absolute më tepër se të 25 vendeve anëtare për të hapur negociatat.

Shqipëria sukses në 5 prioritetet kyçe. Vlera e takimeve të screening më shumë se teknike. Lufta kundër korrupsionit ka vazhduar të shënojë suksese të mëtejshme. Jemi besimplotë se rekomandimi i komisionit për hapjen e negociatave do të jetë pozitiv”, tha Gent Cakaj.

Gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Cakaj po ashtu deklaroi se deri më tani nuk sinjale për një shtyrje vendimi përtej qershorit.

“Mund të ketë shtyrje të raportit të Komisionit Europian kjo nuk ndikon në mbledhjen e qershorit”, tha Gent Cakaj.
Në mungesë të kryetarit të këtij këshilli Genc Pollo, Taulant Balla që e drejtoi atë ishte në një gjatësi vale me ministrin në detyrë Gent Cakaj kur tha se: “Jemi shpresë plotë që do t’i hapim negociatat në Qershor. Duhet të vijojmë angazhimin për detyrimet që kemi në mënyrë të tillë që procesi vlerësimit nga komisioni të jetë koprehesiv për të gjitha çështjet dhe të jetë pozitiv”, tha Taulant Balla.