Angjushev: Është krijuar procedura më e thjeshtë dhe më transparente për investuesit për ndërtimin e fotovoltaikëve

Krijuam procedurë transparente dhe konkurruese për investuesit që dëshirojnë të ndërtojnë fotovoltaikë, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev në ditarin në 1TV, ku theksoi se ka interes të madh për të investuar.

Marketing

Në emisionin e djeshëm në 1TV “Studio e hapur” zëvendëskryeministri Angjushev i sqaroi përparësitë projektit më të ri të Qeverisë për financimin e ndërtimit të centraleve fotovoltaike, energjia e të cilave më pas do të shitet në treg të lirë.

“Modeli që ne e propozojmë për të cilin jemi të bindur se do të ketë sukses dhe se është i mirë dhe i cili ka pasur sukses nëpër tërë botën, është model në të cilin do të bëhen 200MW dhe do të prodhojnë 300 GWh në vit, sa të gjitha burimet e ripërtëritshme së bashku dhe do të arrijnë tre milionë euro”, sqaroi Angjushev.

Në shtet deri më tani janë instaluar 17 megavat në fotovoltaikë dhe ato paguhen nga ana e MEPSO-s, gjegjësisht qytetarët përmes llogarive për energji elektrike, gjegjësisht 3.060.000 euro. Ose pasqyra e plotë është: të gjitha burimet e ripërtëritshme prodhojnë 300 GWh në vit edhe atë qytetarët përmes llogarive për energji elektrike e paguajnë 19 milionë euro në vit.

Zëvendëskryeministri e përshëndeti tentimin për debatin dhe diskutimin për këtë çështje, por është e nevojshme që debati dhe kritikat të bazohen me numra, sepse në ekonomi çdoherë është me rëndësi të flitet me numra.

“Puna tjetër me rëndësi është ajo që deri më tani për këto 17 megavat deri më tani ka vendosur Komisioni rregullator dhe kjo ka kontribuuar që shumë qytetarë në shtet të cilët kanë projekte synuese të mos kenë shans. Kjo tani do të jetë procedura më e thjeshtë dhe më transparente. Prej atje ku shteti do ta japë tokën dhe ku është urbanizuar, projekti do të mund të implementohet për gjashtë deri në shtatë muaj dhe atje ku do të ndërtohet në mënyrë jourbane, në tokën e vet, mund të zgjasë më gjatë, deri në një vit e gjysmë. Kur thuhet se impakti do të jetë për tre milionë euro është kur do të bëhen 200 MW.

Matematika është kjo, për tre milionë euro të merrni efekt prej 200 MW central në sistem, ky është çmim shumë i vogël për efektin e përgjithshëm i cili do të arrihet. Tani askush nuk do të vendos në mënyrë diskrecionale, do të jetë ankand publik, projektet janë bërë ashtu që të ketë edhe më të vogla edhe më të mëdha, prej 3MW, 5MW e deri në 10 MW”, theksoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Ai beson se interesi do të jetë i madh dhe veçanërisht i gëzohet, siç tha, investuesve vendorë.