Tuna Sejdiu me 8 mars(e premte), bëri promovimin e albumit të saj të ri.
“Fortuna”, mban titullin albumi i Tunës në të cilin janë 7 projekte përfshirë edhe dy bashkëpunime, një me Armend Rexhepagiqin dhe një me Ylli Limanin.
Ky album i Tunës u prit mjaft mirë nga publiku, e këndimi i saj live ishte i mrekullueshëm, saqë i gjithë publiku u ngrit në këmbë për të.
“Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura 🍀”, shkruan Tuna në Instagram. /Lajmi.net/