Çavkovi në “paraburgim” në Shutkë

Mitko Çavkov, ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, është dërgur në paraburgim. Sic raportojnë mediat në gjuhën maqedone, Çavkovi ka tentuar të arratiset dhe për këtë arsye është dërguar në burgun hetues të Shutkës.

Marketing

Ky vendim i Gjykatës Penale të Shkupit, është shqiptuar në bazë të propozimit të Prokurorisë për krim të organizuar, të cilët paraprakisht kanë siguruar të dhëna operative se ish-drejtori ka planifikuar të ikë.

Mitko Çavkovi, është i akuzuar për rastin e 27 prillit dhe të premtën pritet ti shqiptohet dënimi atij dhe 17 të akuzuarve të mbetur.