Luciano Spalletti po i numëron orët e fundit si trajner i Interit.
Trajneri italian mund të shoh derën e largimit nga Inter, pas eliminimit nga Liga e Evropës.
‘Zikaltërit’ kanë përjetuar një eliminim të turpshëm nga Eintracht Frankfurt, duke mos arritur të shënojnë së paku një gol në dy ndeshje.
Forma e ndeshjeve të fundit dhe eliminimi nga Evropa, mund të jenë shkas për ndërprerjen e bashkëpunimit mes Interit dhe Spalletti.
Mediet në Itali shohin dy alternativa për Interin e së ardhmes.
Antonio Conte dhe Jose Mourinho, mund të jenë emrat që mund të marrin drejtimin e ‘Zikaltërve’.