Plotësimi i ditëve, nxënësit nuk shkojnë në shkollë

Pavarësisht se e shtuna e këtij vikendi ishte ditë pune për shkollat në vend, në realitet e njëjta duket së dështoi.

Marketing

Shkollat hapën dyert dhe mësimdhënësit ishin në vendet e punës mirëpo, mungonin nxënësit për tu zhvilluar mësimi.

Thirrjes së Ministrisë së Arsimit për të plotësuar dy ditët e humbura në Janar, për shkak të ndotjes së ajrit, iu përgjigjën një numër shumë i vogël i nxënësve. Në shkollën fillore “Shën Qirili dhe Metodi” që numëron mbi 500 nxënës, sot në shkollë u paraqitën vetëm 20 prej tyre.

Sot në shkollë kishim rreth 20 nxënës nga numri I përgjithshëm I nxënësve, mësuesit ishin të gjithë prezent, mirëpo aq ishte numri I nxënësve. E rregulluam oborrin e shkollës, me 20 çfarë mund të bëjmë, e rregulluam oborrin e shkollës. Edhe si mësues edhe si prind mendoj se nuk duhet të plotësohen këto ditë, po e shihni edhe vet si cili është efekti i të shtunave që punohen. Prindërit për arsye të ndryshme nuk mund ti sjellin fëmijë dhe vlerësojnë se të shtunën nuk duhet të mësohet”. –tha Valentina Lena Veljan, ndihmës drejtore e sh.f “Shën Kirili dhe Metodi”.

Të paktë ishin nxënësit që takuam në oborret e shkollave. Ata të cilët i anketuam thanë se orët kanë qenë të shkurtuara dhe janë zhvilluar vetëm disa prej tyre.

Kanë ardhur shumë pak nxënës. Jemi në klasë 27, por kanë ardhur shumë pak nxënës”

Jam klasa e pestë po sot kanë ardhur shumë pak nxënës. Sa orë do ti mbani sot? Shtatë orë I kemi por do të lëshohemi në 14 e 20, nga gjysmë ore I kemi orët. Çfarë lëndë keni sot? Teknikë dhe Gjuhë angleze, asgjë tjetër”.

Sa nxënës jeni në klasë dhe sa kanë ardhur sot? 28 jemi në klasë, kanë ardhur 18 ose 19 nxënës”. – u shprehën nxënësit e intervistuar.

Ata që ngritën zërin ndaj kompensimit të ditëve të humbura ishin nga Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë. Nga kjo e fundit madje kërkojnë pagesë shtesë për këto dy ditë pune shtesë.

MASH nuk mori parasysh atë se kur nxënësit ishin në shtëpi, të gjithë të punësuarit në arsim vinin në punë mësuesit dhe i gjithë personeli I shkollës ishin në punë. Paralajmëruan se nuk do të ketë një praktikë të tillë, të plotësohen ditët e humbura. Respektivisht, ish ministrja e Arsimit deklaroi se të shtunat nuk janë produktive as për mësimdhënësit e as për nxënësit” – theksoi Valentina Mishkova Kenkova, SPASHK.

Nga Ministria e Arsimit thonë se plotësimi i kalendarit për organizimin dhe punën e shkollave fillore në vitin shkollor 2018| 2019 është bërë në përputhje me nenin 38, paragrafi 2 dhe 4 nga Ligji për Arsim Fillor.

Marketing