Policia e Serbisë ka bllokuar njërën hyrje të Televizionit Publik të Serbisë RTS, ku një numër i madh protestuesish po përpiqen të hyjnë brenda në objekt që t’ju bashkohen protestuesve tjerë.
Ndërsa policia ka filluar t’u kërkojë protestuesve anti-qeveritar të largohen nga i transmetuesit publik. Mirëpo ata janë duke rezistuar ndaj policëve.
Grupi i protestuesve 1në5milionë janë ende brenda, duke refuzuar të largohen duke bërë thirrje të qëndrojnë në objekt derisa të dëgjohet kërkesa e tyre.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Serbisë, Stefanoviq ju ka bërë thirrje protestuesve që ta lirojnë objektin e televizionit publik serb.
Në një konferencë për shtyp, Stefanoviq ka thënë se ata të cilët kanë hyrë në objektin e RTS-së, do të ndjeken penalisht, derisa protestuesit e shikonin konferencën brenda në objektin e televizionit.