Pas 31 ndeshjeve në Serie A, mposhtet Juventus

Skuadra italiane Juventus është mposhtur nga Genoa 2-0 në ndeshjen e javës së 28-të në Serie A.

Marketing

Ish lojtari i Juventusit, Stefano Sturaro shënoi golin e epërsisë për Genoan në minutën e 72-të.

Ndërsa 9 minuta më vonë Goran Pandev realizoi për 2-0.
Kjo ishte humbja e parë këtë edicion për Juventusin, që luajti pa Cristiano Ronaldon.

Humbjen e fundit ia kishte shkaktuar Napoli edicionin e kaluar.
Biankonerët vazhdojnë kryesimin në Serie A me 75 pikë, 18 më tepër se Napoli.