Këngëtarët u bënë bashkë për t’i kënduar legjendës së futbollit shqiptar Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku sapo publikuan projektin e përbashkët “Vokrri në zemrat tona”, shkruan rtv21.tv
Ky projekt i është kushtuar ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës kosovare, Fadil Vokrrit. Tekstin e këngës “Vokrri në zemrat tona” e ka shkruar Milaim Islami, për muzikën është përkujdesur Rrahman Kryeziu, ndërkaq videoklipi është realizuar nga Max Production.
Vlen të ceket se një pjesë e klipit është xhiruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Legjenda e Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur më 9 qershor të vitit 2018, në moshën 57 vjeçare. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar”, i cili kishte një karrierë mjaft të bujshme. Fadil Vokrri ka qenë president i Federatës së Futbollit të Kosovës, FFK-së për tri mandate me radhë.
https://www.youtube.com/watch?v=wJmgNCyy1Fw&feature=player_embedded