VMRO: Ligje cilësore, jo drejtësi selektive

As qeveria e as VMRO-DPMNE, nuk japin asnjë informacion se kur do të realizohet takimi i parë i grupeve të punës, ku do të diskutohet rreth disa prej ligjeve prioritare, të rëndësishëm për ecurinë politike, dhe integrimin europian të vendit, mes tyre edhe për PSP-në.

Marketing

Për VMRO-në, me rëndësi është përmbajtja cilësore e ligjeve e jo sasia e tyre.

“Ligj cilësor është ligji i cili do të ishte i pranueshëm dhe do të vlente për të gjithë, dhe jo që do të siguronte një drejtësi selektive, siç është duke e ekzekutuar për momentin PSP dhe Prokuroria Publike, e cila është nën ndikim direkt të Zoran Zaevit.

Na duhet ligj i cili është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët dhe funksionerët, dhe ligj para të cilit do të jepnin përgjegjësi të gjithë, dhe jo vetëm kundërshtarët politik të Qeverisë dhe të Zoran Zaevit. Qëndrimet tona janë mirë të njohura, do të fillojmë me Prokurorin Speciale Publike, por për qëllim parësor e kemi sjellja e ligjeve kualitative, dhe jo kuantitative”, shprehet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Edhe pse afati i parë ishte që takimi mes grupeve të punës duhet të realizohet deri në fund të muajit, nga VMRO-DPMNE potencuan se ky është afat që I shkon për shtati Qeverisë dhe kur ekzekutivi të jetë gati, VMRO-DPMNE mund të ulet dhe t’i shpalosë qëndrimet e ndërtuara për ligjet në fjalë.