Maqedonia nuk ballafaqohet me mungesë të rezervave të gjakut, në të gjitha institucionet shëndetësore ka gjak të mjaftueshëm, madje edhe tepër për çdo lloj rasti. Kështu bëjnë të ditur nga Kryqi I Kuq në Shkup, në përvjetorin e 74 të këtij institucioni dhe shënimin e Ditës së dhurimit të gjakut.
Vitin e kaluar, në bazë të planifikimeve vjetore prej 55 mijë njësi gjaku, janë realizuar dhe tejkaluar. Ne kemi realizuar planin vjetor rreth 104 % që flet për rritje të lartë të ndërgjegjësisë dhe angazhim të madh të shërbimeve të Kryqit të Kuq dhe Institutit të Transfuziologjisë, që nënkupton se Maqedonia nuk ballafaqohet me mungesë gjaku”.-theksoi Aleksandra Vallkanovska, Kryqi i Kuq, Shkup.
Kur kemi të bëjmë me grupet negative të gjakut, e dimë që 15 % e popullatës janë grupe negative të gjakut. Kemi sasi të mjaftueshme, prej fillimit të këtij viti e deri më sot nuk ka ndodhur të kërkojmë gjak për shkak se gjithmonë kemi mjaftueshëm, duke pas parasysh se edhe të sëmurët me këto grupe janë në numër më të vogël”.- tha Goran Andonov, Instituti i Transfuziologjisë.
Me këtë rast qytetarët u informuan për grupin e gjakut që bartin si dhe për mënyrën se si mund të bëhen dhurues gjaku. Ndërkohë shumë të tjerë, tashmë disa dekada po kryenin këtë akt.
Unë jam anëtarë I një familje dhuruese gjaku. Bashkë me bashkëshorten dhe bijtë e mi kemi dhuruar shumë herë gjak. Tani për tani jam mirë, deri në moshën 65 vjet, derisa të mundem do të dhurojë”.
Kjo është hera e 17 që kam dhuruar gjak Shpresoj që do të ndihmojë dikë. Nëse unë jam mirë atëherë edhe dikush tjetër le të bëhet mirë”. – u shprehën qytetarët e intervistuar
Sipas mjekëve, dhurues gjaku mund të bëhet çdo njeri I shëndetshëm prej moshës 18 deri në atë 65 vjet. Meshkujt mund të dhurojnë gjak në çdo tre muaj ndërsa femrat në çdo katër muaj. Kryqi I Kuq në Maqedoni u formua për herë të parë më 17 mars të vitit 1945.