Nga partia në pushtet LSDM, para kabinetit të presidentit Gjorgje Ivanov kërkojnë sqarime për blerjen e dy banesave nga ana e djalit të Ivanovit.
“Djali i Ivanovit ka blerë dy banesa me më shumë se 200 metra katror në vend atraktiv në Vodno, tipike për të gjithë politikanët e pandershëm, heshtje për informacionet e publikuara, me paratë e kujt djali i Ivanovit i ka blerë këto dy banesa, nëse banesat janë blerë nga prindërit e tij, atëherë përse nuk janë paraqitur në listat anketuese”- theksoi Kostadin Kostadinov, zëdhënësi i LSDM-së.
Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov para presidencës deklaroi se edhe kandidatja për president nga radhët e VMRO-së, Gordana Siljanovska është pjesë e politikave destruktive të VMRO-DPMNE-së.
“Siljanovska dhe Ivanov, që të dy mbrojnë dhunues dhe kriminel, që të dy punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe të shtetit”- tha Kostadin Kostadinov, zëdhënësi i LSDM-së.