Kina, më datën 23 të muajit të kaluar, ka refuzuar kërkesë nga kompania greke për përdorimin e termit “maqedonase”, me arsyetim se është e nevojshme leje për përdorim nga vendi fqinjë, zbuloi Maria Spiraki, zëdhënësja e partisë opozitare greke Demokracia e Re, në konferencën për shtyp me gazetarët, njoftoi korrespondentja e MIA-s në Athinë.
“Pa e zbuluar emrin e biznesit, ju njoftoj se nga ana e Kinës, ekziston kërkesë e refuzuar nga kompania greke për përdorimin e termit “maqedonase” për produktet e saj, me arsyetimin se nuk mund të përdoret pa lejen nga vendi fqinj. Refuzimi i kërkesës është bërë në datën 23 shkurt 2019″, tha Spiraki.
Zëdhënësja e Demokracisë së Re, shembullin konkret e përmendi në kontekst të vizitës së Ciprasit në Shkup, duke folur për markat tregtare komentoi se “bizneset greke tanimë e paguajnë çmimin e marrëveshjes së dëmshme”.
“Me marrëveshjen e Prespës, qeveria i la për tre vjet çështjet e pazgjidhura për emrat tregtarë, markat tregtare dhe për emrat e produkteve nga Maqedonia jonë”, tha Spiraki.