Duke pasur parasysh faktin që ekskursionet shkollore janë pjesë integrale e procesit edukativo-arsimor dhe ndihmojnë për të arritur qëllime të caktuara të programeve mësimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shkresën drejtuar të gjitha shkollave fillore dhe të mesme ka sugjeruar që të jenë të kujdesshëm gjatë përzgjedhjes së subjekteve juridike – operatorëve turistikë që do të angazhohen për realizimin e ekskursioneve, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, respektivisht aksidentin e trafikut me pasoja fatale për jetën dhe pasojat për shëndetin e shumë bashkëqytetarëve tanë.
Në shkresën dërguar shkollave theks i veçantë është vënë në respektimin dhe zbatimin konsekuent të dispozitave të Rregulloreve për organizimin e ekskursioneve shkollore, në të cilat qartë dhe në mënyrë precize janë dhënë kushtet dhe kriteret që duhet t’i përmbushin subjektet juridike, respektivisht operatorët turistikë dhe këtë ta dëshmojnë me dorëzimin e dokumentacionit adekuat gjatë paraqitjes në thirrjen publike.
Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet përmbushjes së kushteve për transportin e grupeve të fëmijëve në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe Rregullores për kërkesat e veçanta teknike të automjeteve për transportin e grupeve të fëmijëve.
Në interes të nxënësve dhe ngritjes së nivelit të sigurisë dhe mbrojtjes së tyre, shkollat kanë mundësinë të kontaktojnë të gjitha institucionet dhe autoritetet kompetente, nëse paraqitet nevoja, për konsultime dhe sugjerime shtesë.