Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki lidhur me arrestimin e ish kreut të Komunës së Karposhit dhe kryetar të partisë “Grom”, Stevçe Jakimovskit, ka thënë se arrestimi i një udhëheqësi të një partie opozitare një muaj para votimit në zgjedhjet presidenciale nuk është gjë tjetër veçse presionit brutal politik si dhe shpërndarje e frikës dhe panikut të madh të zaevizmit që po ndjen se është duke humbur.
“Ajo që nuk ka asnjë aksion kundër krimit të njerëzve në pushtet, kurse vazhdojmë të mbesim shtet i robëruar në fund të Evropës, tregon se ky pushtet është kriminel dhe barbar. Siç po shihet fushata e zaevizmit janë arrestime, por në të njëjtën kohë po shihet se Zaev po humb në mënyrë dramatike në mesin e qytetarëve. Nuk ka më frikë. Nuk mund të arrestoni aq sa do t’ju fitojmë”, ka shkruar Hristian Mickoski.