Barnier: Çdo shtyrje e Brexit-it ka kosto politike dhe ekonomike

Një shtyrje e datës së Brexit do të ketë një kosto politike dhe ekonomike dhe çdo kërkesë nga Londra në këtë drejtim për pasojë duhet të justifikohet me arsye shumë të forta, paralajmëroi sot kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.
“Një shtyrje, është një zgjatje e pasigurisë, ajo ka një kosto politike dhe ekonomike”, tha Barnier para medias pas një mbledhje me përfaqësues të vendeve të BE-së.

Marketing

“Pra është arsyeja, objektivi i kësaj zgjatje, që kushtëzon afatin e shtyrjes që mund të pranohet nga BE-ja”, shtoi ai.