Zgjerohet përfshirja e kompanive për mbështetje shtetërore

Të gjitha kompanitë që realizojnë rritje të të ardhurave nga puna e përgjithshme, ndërsa kanë veprimtari tregtinë,teknologjitë IT apo prodhim bujqësor sekondar do të mund të aplikojnë në sistemin për mbështetje shtetërore të investimeve.

Marketing

Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, i cili është miratuar në seancën e sotme qeveritare, parashikon mundësi për mbështetje financiare të këtyre kompanive me kusht që të fillojnë proces të ri prodhues.

Siç kumtojnë nga pres shërbimi qeveritar me zgjidhjen e miratuar ligjore avancohet sistemi i mbështetjes shtetërore të investimeve, rritet përfshirja e investimeve, rritet përfshirja e kompanive të cilat mund të aplikojnë dhe thjeshtësohen proceduar administrative për aplikim.
Qëllimi i ndryshimeve të miratuara është që të dilet në ndihmë të kërkesave të komunitetit të biznesit dhe të rritet konkurrenca.