Në seancën e sotme qeveritare ishte shqyrtuar dhe miratuar edhe Raporti i grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare me Republikën e Greqisë, sipas së cilës janë riemërtuar MIA, ELEM-i dhe Posta e Maqedonisë.
Siç kumtojnë nga pres shërbimi qeveritar emri i ri i SHA Agjencia Informative e Maqedonisë – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), prej tani do të jetë SHA Agjencia Informatike Mediatike – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), emri i ri i SHA Elektranat e Maqedonisë – ELEM do të jetë SHA Elektrana e Maqedonisë së Veriut (EMV) dhe emri i ri SHA për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë” në pronësi shtetërore – Shkup, do të jetë SHA për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore Shkup.
Në këtë drejtim, është miratuar edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statusit të Shoqatës Aksionare për Prodhim të Energjisë Elektrike me të cilën riemërohet në Elektranat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHA Shkup.