Qeveria në seancën e sotme e pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për uljen e çmimeve të shërbimeve për roaming në rrjetet për komunikime publike mobile në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria e autorizoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevskin për ta nënshkruar marrëveshjen për uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor.