Shkup, rrahje e nxënësve në autobusin numër 5

Disa nxënës të shkollës së mesme sot pasdite janë përleshur fizikisht në autobusin me numër 5 në Shkup, i cili po qarkullonte në bulevardin “Teodosij Golloganov” për në Qendër.

Marketing

“Nuk ka dëmtime të autobusit, as udhëtarë të lënduar”, konfirmojnë nga NQP-ja.

Incidenti në NQP është raportuar në orën 14:30 minuta, ndërsa siç informojnë prej ndërmarrjes, Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon hetimet në lidhje me rastin.

Nga MPB-ja informojnë se janë arrestuar disa nga nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në zënkë.