Amir Rrahmani beson se çdo fëmijë që fillon ta shkelmojë topin me këmbë ëndërron të luajë për ekipin kombëtar, prandaj e sheh si të pakrahasueshme ndjesinë për ta përfaqësuar vendin.
Duke folur në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, qendërmbrojtësi Rrahmani tha se Danimarka është ekip shumë i fortë, siç e ka treguar veten duke arritur në çerekfinale të Kupës së Botës më 2018 në Rusi, raporton Gazeta Express.
Kosova e pret Danimarkën në “Fadil Vokrri” të enjten në orën 19:00 në një ndeshje miqësore.
“Danimarka ka ekip shumë të mirë, është një ndeshje ndryshe nga ato me ndeshjet e Ligës së Kombeve. Barra nuk i bie vetëm mbrojtës por është test për gjithë ekipin dhe këtë test do ta kalojmë të gjithë se bashku”, tha Rrahmani i pyetur nëse barra në këtë ndeshje bie mbi mbrojtjen.
“Ta përfaqësosh një shtet ndjenjë shumë e veçantë, privilegj, nuk mund të krahasohet me asgjë kjo ndjenjë. Çdo fëmijë sapo fillon ta godasë topin e ëndërron Kombëtaren! Rrahmani”, shtoi ai.