LSDM nuk nxjerr kandidat për zgjedhjet lokale në Dibër

LSDM-ja nuk do të merr pjesë me kandidat të vetin për kryetar të komunës së Dibrës në zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë, që do të mbahen më 21 prill, së bashku me ato presidenciale.

Marketing

“Morën vendim, nuk do të kemi kandidat tonin në garën për kryetar të Dibrës. Ende nuk kemi marrë qëndrim nëse do të përkrahim ndonjë nga kandidatët”, deklaroi për MIA-n Azem Fejzoski, kryetar i Organizatës komunale të LSDM-së për Dibrën.

Kandidat të vetin për kryetar të komunës nuk ka as VMRO-DPMNE-ja. Këtë për MIA-n dje e konfirmoi Afet Avmedoski, kryetar i Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së për Dibrën. Edhe ata, sipas tij, ende nuk kanë qëndrim nëse do të përkrahin ndonjë nga kandidatët.

Afati për parashtrimin e kandidaturave përfundon sot në mesnatë.

Më tepër se e qartë është se në garën për kryetar të komunës së Dibrës do të jenë dy mjekët e njohur, Hekuran Duka nga BDI-ja, i cili është ushtrues aktual kryetar i komunës dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët, i cili e ka përkrahjen edhe nga Lëvizja “Besa”.

Zgjedhje për kryetar të komunës në Dibër organizohen për shkak të vdekjes së kryetarit paraprak Ruzhdi Lata, i cili në moshën 65-vjeçare vdiq nëntorin e kaluar, pas një sëmundje të shkurtë dhe të rëndë.

Marketing