Gjendet trupi i pajetë i personit që kishte rënë në lumin Vardar

Është gjetur para pak çastesh trupi i pajetë i një 18 vjeçari nga Gostivari në ujërat e lumit Vardar mes fshatërave Forinë – Çegran.

Marketing

Jo zyrtarisht, personi i mbytur në ujrat e lumit “Vardar”, mendohet të jetë një 18 vjeçar i komunitetit rom.

Ai ka rënë në “Vardar” të Premten rreth orës 15 e 45 minuta.

Personi që ka paraqitur rastin në policinë e Gostivarit, banorë i fshatiit Turçan i Vogël, u ka thënë uniformave blu se e ka parë personin duke e marrë lumi.

Bazuar në këtë informacion Policia, një ekip i Ndihmës së Shpejtë dhe Zjarrfikësve të Gostivarit menjëherë kanë dalë në terren.