Laborator mobil për cilësinë e karburanteve

Maqedonia është furnizuar me laborator mobil për kontrollin e cilësisë së karburanteve që përdoren në vend- mëson Alsat nga burimet e veta. Shteti për këtë laborator do të paguaj rreth 600 mijë euro. Informacionin e konfirmoi edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Marketing

Më i rëndësishëm nuk është çmimi i laboratorit mobil, por se fakti që qytetarët do të kenë rastin të japin rekomandime në Inspektoratin shtetërorë të tregut apo në Ministrinë e ekonomisë dhe ne menjëherë do të obligohemi dhe t’i kontrollojmë këto pika të karburantit, ku është mbushur benzinë apo nëse ka pasur problem në ndonjë automobil të qytetarëve- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i Ekonomisë.

Bëhet fjalë për furgon që posedon standarde të larta teknologjike që do ta verifikojë cilësinë e derivateve të naftës nëpër pikat e karburantit. Kjo do të jetë hera e parë që shteti bën kontroll të karburanteve në terren, shprehet Bekteshi. Këtë investim shteti e bën pas kritikave të shumta nga qytetarët se përdorin karburante jocilësore.

Bëhet fjalë për furgon që brenda do të ketë laborator, me teknologji moderne ku në terren mund të bëj analiza të dhjetë parametrave të cilësisë së derivateve të naftës. Kjo do të jetë arbitrare, nuk duhet të dërgohen mostra të derivateve në vende tjera sepse ky laborator do të jetë i akredituar- tha Kreshnik Bekteshi.

Sipas informacioneve nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, gjobat për mbushjen e karburanteve jocilësorë sillen prej 5000 deri 25.000 euro, varësisht nga shkelja. Laborator të ngjashëm mobil kanë blerë një pjesë e pikave të karburantit, por se të njëjtat janë në pronësoi private.