Një grua 75 vjeçare vrau Ilias Mahmutin në Basel. Dy ditë pas ngjarjes Kosova dhe Zvicra vazhdojnë të jenë të tronditura me rastin. Por a dështuan autoritetet për të mbrojtur një nxënës?
75 vjeçarja Angela N. i mori jetën një fëmije shqiptar me banim në Zvicër. Aktualisht është urdhëruar një raport psikiatrik për të treguar përgjegjësinë e dorasëses.
Mediat raportuan se pensionistja kishte borxhe mbi 100.000 franga. Përveç zisë për viktimën, pyetja që mundon të gjithë është se si mund të ndodhte një tragjedi e tillë?
Psikiatri mjeko-ligjor Josef Sachs, nuk sheh dështim të autoritetit publik bazuar në informacionet që kishte në dispozicion.
“Që një person i paqëndrushem mendërisht të burgoset ai duhet të cilësohet si egoist ose që nuk duron të huajt”, thotë ai.
Një masë e tillë sipas Sachs, merret nëse i dyshuari tenton vetëvrasjen, ishte i rrezikshëm për rrethin ose kishte shfaqur dhunë të përsëritur.
“Potenciali i dikujt për dhunë në shumë raste është vështirë të parashikohet”, shtoi ai.
Eksperti për mbrojtën e fëmijëve dhe të rriturve Christoph Häfeli, thotë se aktualisht pragu për shtrim në spitale psikiatrike është shumë i lartë.
Në të kaluarën, ai thotë se i dyshuari për probleme mendore mund të strehohej shumë më lehtë edhe kundër vullnetit të tij.
‘Është e mundur që ndihmësi i saj të ketë parë potencialin e dhunueses për të huajt”, thotë ai.
Sipas Häfeli, autoritetet do të duhej të verifikonin 75 vjeçaren për këto çështje për shkak të borxheve që ajo kishte.
Sipas tij një gjë e tillë do të duhej të bëhej edhe kundër vullnetit të saj.
Ilias Mahmuti, 7 vjeçar u varros sot në Gjilan.