“Së bashku përpara”, slogani i Pendarovskit për zgjedhjet e gjashta presidenciale

Nën sloganin “Së bashku përpara”, kandidati i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski do ta fillojë fushatën për zgjedhjet e gjashta presidenciale në vendin tonë.

Marketing

Slogani i fushatës për kandidatin për president me numër 3, Pendarovski, është dakorduar në takimin punues të Shtabit Zgjedhor Qendror të LSDM-së dhe koalicionit ku morën pjesë të gjithë ministrat, kryetarët e komunave dhe funksionarë të partisë.

Slogani e pasqyron thelbin e Programit të Stevo Pendarovskit i cili bazohet në unitet, në unifikimin e qytetarëve dhe të zhvillimit të përshpejtuar të vendit në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Në takimin e zgjeruar të Shtabit Zgjedhor Qendror, kryeminsitri Zoran Zaev ka kërkuar angazhim nga të gjitha partitë për mbajtjen e zgjedhjet kristal të pastra.