Sot, 25 Mars, Greqia feston “Ditën e Pavarësisë”. Si zakonisht kjo ditë shënohet me parada të mëdha ushtarake në Athinë. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit janë të ndaluara thirrjet anti maqedonase.
Tashmë kur është arritur Marrëveshje mes dy vendeve, kreu ushtarak grek ka dhënë urdhër se secili që do të shkaktojë incidente do të sanksionohet, ushtarëve u janë ndaluar këngët dhe gjuha e urrejtjes kundër maqedonasve dhe shqiptarëve gjithashtu.