Për nesër në orën 18 është caktuar takimi i tretë i grupeve të punës mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së për arritjen e një marrëveshjeje për projektligjin për Prokurorinë, konfirmojnë për TV21 nga Ministria e Drejtësisë.
Ky takim vjen pasi mbrëmë VMRO-DPMNE-ja dorëzoi në Ministri propozimet e saj në formë amendamentesh për projektligjin në fjalë.