Drejtori për çështje ekonomike në Klinikën për Gjinekologji në Shkup, Valon Bela ka realizuar takim pune me Drejtorin e Institutit të Transfuziologjisë, Sadulla Useini.
“Takim pune me Drejtorin e Institutit të Transfuziologjisë, Sadulla Useini. E falënderova atë për ndihmesën e institucionit të tij në furnizimin e nënave dhe foshnjeve me gjak dhe produkte të gjakut (plazmë, krio, eritrocite dhe trombocite).
Falë këtij bashkëpunimi, suksesi ynë ndaj përmirësimit të cilësisë së shërbimeve sa shkon e rritet”, shkruan Bela.