Arma më e fuqishme kundër lajmeve të rreme është e vërteta, porositën Mançevski dhe Poposki nga Athina

Në periudhën nga 1 prilli i vitit 2018 deri më 15 mars 2019 në vend janë publikuar gjithsej 35.261 shkrime në gjuhën maqedonase dhe 13.995 në gjuhën shqipe. Analizat tregojnë se mesatarisht dhjetë për qind e këtyre shkrimeve mund të numërohen në informacionet qëllimi i të cilave nuk është informimi i opinionit, gjegjësisht e kanë për qëllim të prezantohen informacione të pasakta si fakte. Dhjetë për qind është numër i cili vërtet shqetëson.

Marketing

Këtë sot e tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në fjalimin në Athinë në konferencën me temë “Lajmet e rreme për Marrëveshjen e Prespës”. Ai atje sot është ministrin pa dikaster të angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Poposki, i cili gjithashtu iu drejtua të pranishmëve.

“Numri më i madh i shkrimeve janë publikuar në shtator, tetor të vitit 2018 dhe në janar të vitit 2019. Prej 750 shkrimeve të analizuara qëllimi i të cilave nuk është informimi i opinionit, numri më i madh i shkrimeve janë publikuar në shtator dhe tetor të vitit 2018, por arritja në rrjetet sociale ka qenë më e madhja në dhjetor të vitit 2018 dhe janar 2019. Kjo tregon se lajmet e rreme janë rritur gjatë fushatës së referendumit dhe periudhës së miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, si dhe ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin grek”, informon Mançevski.

Edhe Mançevski edhe ministri grek i Politikave Digjitale, Telekomunikimeve dhe Mediave, Nikos Papas theksuan se konferenca e përbashkët është konfirmim për miqësinë mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, si rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

Siç theksoi ministri Mançevski, rruga e tejkalimit të problemit shekullore mes të dy vendeve nuk ka qenë e lehtë, ndërsa lajmet e rreme ishin mjet i fuqishëm i armiqve të Marrëveshjes së Prespës.

“Lajmet e rreme dhe propaganda digjitale gjithmonë kanë për qëllim të manipulojnë me qëndrimet e fshehura dhe instiktive themelore të qytetarëve. Gjithmonë transmetojnë porosi të nacionalizimit, ndarje, luftë, konflikt, emocione të fuqishme, urreje, çështje etnike… I tillë ishte rasti edhe me lajmet e rreme të cilat kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës. Forma themelore e manipulimit medial ishte “informimi jo i plotë” gjegjësisht joinformimi i qëllimshëm për faktin kyç se në ueb faqen e Qeverisë shkurtë kohë pas nënshkrimit është publikuar teksti origjinal i marrëveshjes. Lajmet e rreme, më shpesh janë bazuar në segmentet e zgjedhura nga anëtarët e marrëveshjes të cilave u janë dhënë rëndësi të reja përmes spekulimeve të cilat u prezantuan si fakte”, theksoi Mançevski.

Poposki u përqendrua në angazhimet e Qeverisë për luftë kundër lajmeve të rreme.

“Si Qeveri kemi bërë thirrje për atmosferë konstruktive dhe debat të hapur me qytetarët, pa druajtje, frikësim dhe presione të ndërtojnë qëndrime të veta për çdo çështje të hapur. Nga fillimi i procesit, edhe ditën e sodit por edhe mëtej, mbetemi në qëndrimin se transparencë të procesit, dhe jemi krenarë që marrim pjesë në krijimin e këtij ambienti”, ka thënë Poposki.

Theksoi se si institucion qendror ekzekutiv Qeveria është zotuar të jetë e hapur, e cila vazhdimisht në opinion plason informacione të sakta.

Ministri i Politikave Digjitale, Telekomunikimit dhe Mediave, Nikos Papas foli për bashkëpunimin e deritanishëm mes qeverive të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Potencoi se qëllimi i përbashkët është të ndërtohet urë bashkëpunimi me disa informacione neutrale dhe të sakta.

Marketing