Komuna e Kërçovës publikoi thirrje për grumbullimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve të buxhetit të komunës për vitin 2019, të dedikuara për mbështetjen e shoqatave të kulturës.
Mjetet do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimin e manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019 për financimin e interesit lokal në kulturën e komunës si dhe realizimin e këtij programi.
Për organizimin e festivaleve në territorin e Komunës së Kërҫovës janë paraparë 600.000 denarë, për shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme 600.000 denarë, për financimin e manifestimeve kulturore 650.000 denarë, për
inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore 250.000 denarë, për
promovimin e trashëgimisë kulturore 300.000 denarë.
Shoqatave kulturore do t’u jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmia e kulturës, me interes për Komunën e Kërçovës dhe përkrahjen e shoqatave të qytetarëve për vitin 2019 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.
Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për projekt ose manifestim, thuhet në thirrjen e Komunës së Kërçovës.