Nasufi: Furnizime më transparente publike me ligjin e ri

Procesi i ndarjes së kontratave për furnizime publike është transparent. Por, me Ligjin e ri që do të hyjë në fuqi më 1 prill rritet transparenca, vlerëson drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Bardhyl Nasufi, i cili në intervistën për MIA-n bën të ditur se cilat janë përparësitë e ligjit të ri.
Bën të ditur se prej fillimit të vitit janë publikuar 4.702 shpallje për furnizime publike, derisa gjatë vitit të kaluar janë publikuar gjithsej 21.406 shpallje, ndërsa vlera e kontratave të lidhura ka qenë 700.000.000 euro.

Marketing

Prej muajit prill hyn në fuqi Ligji i ri për furnizime publike. Çfarë është ajo që është më karakteristike dhe cilat do të jenë përfitimet e zbatimit të tij?

Me miratimin e këtij Ligji krijohen bazat e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit të furnizimeve publike, ndërsa një pjesë e zgjidhjeve dhe risive do të kontribuojnë që të rritet transparenca përmes vendosjes së obligimit për publikimin e detyrueshëm të planeve vjetore për furnizime publike dhe kontratat e lidhura, të përmirësohet cilësia e asaj që furnizohet përmes vendosjes së ofertës më të volitshme ekonomike, si kriter përmes të cilit do të zgjidhet oferta më e volitshme, të lehtësohen kushtet për pjesëmarrje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në procedurat për furnizimet publike. Me fjalë tjera, organet kontraktuese detyrimisht do të duhet të përpilojnë lëndën e furnizimit në më shumë pjesë të veçanta, e nëse nuk e bëjnë këtë në vendimin për furnizim publik do të duhet t’i arsyetojnë shkaqet për vendimin e tyre.

Vendoset edhe mundësia për pagesë të drejtpërdrejtë të nënkontraktuesve (që rregullisht janë të përfshirë në realizimin e kontratave më të mëdha dhe në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme). Nëse nuk është parashikuar pagesë e drejtpërdrejt, organi kontraktues duhet të kërkojë që bartësi i furnizimit t’i dorëzojë dëshmi, se nënkontraktuesi e ka paguar në afat prej 60 ditëve nga dita e pagesës së faturës nga ana e organit kontraktues të bartësit të furnizimit.

Do të vijojë realizimi i kontratave për furnizim publik. Praktika tregoi se realizimi i asaj që është kontraktuar nuk duhet t’i lihet vetvetes, por kontrata duhet medoemos të menaxhohet me qëllim që të përmbushen të gjitha obligimet e kontraktuara. Shpeshherë kontratat janë të ndërlikuara, mund të zgjasin një kohë më të gjatë dhe të shpenzojnë shumë resurse dhe për këtë duhet doemos të jenë të menaxhuara në mënyrë adekuate, do të përfshihen aspekte sociale në procedurat për furnizime publike. Vendosja e të ashtuquajturave kontrata të rezervuara do ta nxisë rritjen inkluzive dhe punësimin e grupeve të rrezikuara sociale me çka do të sigurohet integrim social dhe profesional i personave me nevoja të posaçme dhe personave nga grupet tjera të margjinalizuara sociale dhe parandalim më efikas të konfliktit të interesave gjatë zbatimit të furnizimeve publike, si dhe rritje të integritetit të procesit të ndarjes së kontratave për furnizim publik përmes një vargu të rregullave kundër korrupsionit.

A janë të gatshëm tashmë për risitë edhe Byroja edhe operatorët që do të marrin pjesë në furnizimet publike?
Ligji për furnizimet publike është publikuar në Gazetën Zyrtare të RM-së nr.24/2019 dhe në përputhje me nenin 192 hyn në fuqi në ditën e tetë nga publikimi në Gazetën Zyrtare, ndërsa do të fillojë së zbatuari prej 1 prillit të vitit 2019. Gjatë periudhës prej hyrjes në fuqi të të njëjtit dhe zbatimit të tij Byroja zbatoi trajnime për organet kontraktuese me qëllim të prezantimit të risive dhe implementimin e mëtejshëm të suksesshme të tyre në praktikë.

A konsideroni se është transparent procesi i furnizimeve publike në vend?

Procesi i ndarjes së kontratave për furnizime publike është transparent. Por, me ligjin e ri rritet transparenca. Kështu që, krahas publikimit të detyrueshëm të shpalljeve dhe lajmërimeve për kontrata të lidhura, vendoset obligimi për publikim të domosdoshëm të planeve për furnizime publike dhe kontratave të lidhura. Në këtë mënyrë secili operator i interesuar, edhe opinioni më i gjerë do të ketë rastin të njoftohet me nevojat e furnizimit të çdo organi kontraktues dhe me kontratat e lidhura dhe realizimin e tyre.
A mund të na tregoni diçka përmes numrave prej fillimit të këtij viti sa furnizime publike janë realizuar dhe sa furnizime publike ka pasur vitin e kaluar?

Në fillim të vitit 2019, deri më 20-in e këtij muaji janë publikuar 4.702 shpallje për furnizime publike. Në vitin 2018 janë publikuar gjithsej 21.406 shpallje.

Sa është vlera e furnizimeve publike në vitin 2018?
Vlera e përgjithshme e kontratave të lidhura në vitin 2018 ka arritur 43.472.182.571 denarë ose rreth 700.000.000 euro.
Sa furnizime publike janë anuluar, në cilën fushë janë dhe cila është arsyeja për këtë?

Arsyet më të shpeshta për anulimin e procedurës janë se nuk është parashtruar asnjë ofertë – 1.121 procedurë, nuk është parashtruar asnjë ofertë e pranueshme – 764 procedura dhe se ofruesit kanë ofruar çmime dhe kushte për realizimin e kontratës për furnizim publik që janë më të pavolitshme sesa ato reale në treg – 506 procedura.

Procedurat për furnizime publike në të shumtën e rasteve pezullohen në kategoritë vijuese të furnizimit: punë ndërtimore, punë të lidhura me mjedisin jetësor, shërbime komunale, HTZ pajisje/produkte dhe mallrat/shërbimet tjera, mjete themelore, mirëmbajtjen e tyre dhe pjesë rezerve për makina industriale dhe minierash, pajisje, mirëmbajtjen e tyre, pjesë rezerve dhe mallra/shërbime/punë të ndërlidhura.

Cili organ ka kryer më së shumti furnizime publike?
Më së shumti shpallje për furnizime publike ka publikuar organi drejtues SHA Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut, 645 shpallje me vlerë të përgjithshme prej 2.843.656.263 denarëve ose rreth 46.000.000 euro.

Marketing