Institucionet e vendit shprehen tërësisht të gatshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e pjesëshme lokale të 21 prillit. Nga KSHZ thonë se kanë marrë të gjitha masat për të zhvilluar një proces të drejtë dhe demokratik.
“Si çdo aktivitet që e kryen KSHZ ashtu edhe aktiviteti me fushatën zgjedhore, KSHZ në vazhdimësi është duke punuar në aspektin e një fushate të drejtë , korrekte dhe demokratike …Sa i përket kësaj çështje KSHZ është duke punuar edhe në nënshkrimin e Kodit për fushatën të cilën do ta zhvillojnë kandidatët për president të shtetit…që kandidatët t’u përmbahen të gjitha rregullave dhe që të kemi një fushatë sa më korrekte dhe demokratike nga ana e tyre”, tha Admir Shabani nga KSHZ
Nga MPB gjithashtu thonë se janë në nivel të detyrimeve ligjore që ndërlidhen me aktiviteteve parazgjedhore të kandidatëve presidencial.
“MPB, tanimë është e përgatitur për zgjedhjet e radhës. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet tjera dhe veçanërisht me KSHZ-në. Në nivel të MPB-së është formuar shtab operativ dedikuar zgjedhjeve, kështu që jemi tërësisht të përgatitur për zgjedhjet e radhës presidenciale. Apeloj deri te qytetarët që së bashku të mundësojmë proces zgjedhor të qetë të drejtë zgjedhorë dhe mund të them se MPB tërësisht është e përgatitur për këtë proces”, tha Toni Angelovski nga MPB.
Përveç me MPB-në nga KSHZ njoftojnë se janë në komunikim permanent me edhe me organe të tjera, puna e të cilave është ngushtë e lidhur me punën e KSHZ-së.