Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pranoi mbrëmë se partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) humbi disa qytete në zgjedhjet bashkiake të së dielës dhe u zotua se qeveria e tij tani do të përqëndrohet në zbatimin e një politike të fortë ekonomike.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Stamboll, Erdogan theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në qershor të vitit 2023, dhe se Turqia ka ndërmend që gjatë kësaj periudhe të zbatojë me kujdes një “program të fortë ekonomik” pa qenë e detyruar nga rregullat e tregut të lirë.
Opozita duket e vendosur për të siguruar komunën e Ankarasë për herë të parë që prej ardhjes në pushtet të Erdogan, 16 vjet më parë.
Sipas raporteve, Partia Republikane Popullore (CHP) ka një epërsi të ngushtë në Ankara.
Zgjedhjet lokale janë parë gjerësisht si referendum për Presidentin Rexhep Taip Erdogan.
Në Stamboll, korrespondenti i BBC-së, Mark Lowen thotë, rezultati është shumë afër thirrjes – por disa raporte po e vënë përpara Partinë qeverisëse AK.
Më shumë se 57 milionë u regjistruan për të votuar për kryetarë komunash dhe këshilltarë./Ora/