VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë e lexoi Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, ndërsa për të gjitha “gënjeshtrat do ta dënojnë”. Partia opozitare në komunikatën e sotshme thekson se Zaev duhet ta dijë se populli i Maqedonisë është dinjitoz, i përgëzuar, sado që ta godasë, ta tërheqë, ta shkatërrojë ai sërish do të përgatitet.
“Drejtësi prejse LSDM është në pushtet nuk ka. Drejtësinë sot nuk mund ta arrijë as PSP-ja e shkatërruar, as gjyqësia e Kacarskës ose prokuroria e Ruskoskës. Ata janë mishi i egër i Zaevizmit të cilët e ngulfasin drejtësinë, dhe si teatër i kukullave ai zaevizëm i luan kukullat. Firmat e Zaevit bëjnë profit prej 100 milion euro në vit, ndërsa qyteti i thjeshtë luftën për kafshatën e gojës.
Klani i Zaevit çdo ditë i përhapë bizneset e tij në fqinjësi, me qëllim që t’i shmangë politikat humbëse të pushtetit të cilin e udhëheq ai, njëkohësisht mijëra qytetarë të rinj të Maqedonisë e braktisin vendin”.
VMRO vlerëson se Republika e Maqedonisë duhet të kthehet në shtegun e vërtetë, në prosperitetin ekonomik dhe përfitimin për të gjithë qytetarët.