Gjashtë studentë të Universitetit të Evropës Juglindore sot filluan me praktikën mësimore në NP “Higjiena Komunale”. Këtë muaj ata do të angazhohen në sektorët e financave dhe për mbështetje të menaxhmentit.
“Higjiena Komunale” – Shkup kohën e fundit nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore me qëllim të shkëmbimit të përvojave, njohurive, edukimit dhe praktikës mësimore të studentëve dhe përsosjen e kuadrove nga fusha të ndryshme.
Drejtori i “Higjienës Komunale” Abdusamed Shabani deklaroi se nga studentët pret kontribut pozitiv në punën e ndërmarrjeve dhe pjesëmarrje në aktivitetet e tyre për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtje të mjedisit jetësor.