Për të gjithë besimtarët myslimanë kudo në botë që janë pas një muaji do të hynë në muajin e shenjë të Ramazanit, muaj ky për të cilin e kanë obligim (farz) të njëjtit që të agjërojnë për 30 ditë. Deri në këtë muaj, janë disa ditë që karakterizohen si netë të mëdha për besimtarët myslimanë. Nesër ( e martë) 02 prill është Natë e Madhe që njihet si e Miraxhit. Rëndësia e kësaj nate qëndron se është dëshmi se Pejgamberi a.s kur u ngjit në lartësi, pasoi më tutje pastrimi i shpirtit dhe i zemrës, në mënyrë që të përballonte takimin direkt me Allahun.
Ai që i mundësoi të jetë në shkallën më të lartë të moralit dhe të takohet në formën më të përkryer. Pra, Miraxhi i Pejgamberit a.s është njëkohësisht pastrim dhe ngritje edhe për popullin e tij, pra për Ymetin, Miraxhi nënkupton edhe namazin, pra afrimin tonë tek Allahu Fuqiplotë, dhunti e cila u urdhërua pikërisht në këtë natë. Në gjuhën arabe fjala “Miraxh” nënkupton shkallë, ose të ngjitesh lartë, të lartësohesh, të hipësh në lartësi, ndërsa në Islam kjo fjalë përfshin ngritjen e Pejgamberit a.s në lartësi të qiejve dhe pritjen e tij tek Madhëria e Allahut Xh.sh.
Nata e Miraxhit, sipas shumicës së dijetarëve ka ndodhur më 26 të muajit Rexheb, kur Pejgamberi a.s., me ftesën e Allahut të Madhëruar dhe në shoqërim të Xhebrailit a.s., u ngrit nga Mesxhidi Harami (Qabeja) deri në Mesxhidi Aksa (Kuds – Jerusalem), dhe prej aty u ngrit në qiell, në lartësitë e mëdha qiellore, u ngrit deri tek Madhëria e Allahut xh.sh.Miraxhi është një ngritje, një spastrim i qartë i robit nga të gjitha ndjenjat e ulëta, nga ndjenjat dhe emocionet njerëzore duke arritur në shkallën më të lartë të devotshmërisë.
Ndryshe, kujtojmë se muaji i shenjë i Ramazanit do të fillojë me 06 maj (e hënë) ndërsa nisja e faljes së namazit të taravive bëhet një ditë më herët me 05 maj (e diell