Vazhdon aksioni për të arritur tek Cesna e rrëzuar afër Majës së Selanikut

Ekipe të MPB-së dhe të institucioneve të tjera kompetente sot e vazhdojnë aksionit për të arritur tek mbetjet e aeroplanit Cesna, i cili dje pasdite u rrëzua afër Majës së Selanikut, me ç’rast jetën e humbën katër persona, shtetas të Bullgarisë.

Marketing

Aksioni u ndërpre mbrëmë për shkak të kushteve jo të mira kohore dhe terrenit të pakalueshëm.

“Aeroplani Cesna, për të cilin në orën 16:16 nga M-NAV u paraqit se ka humbur nga radari, ndërkaq ka fluturuar nga Ohri drejt Sofjes nga pjesëtarë të MPB-së është locuar pak pas orës 19:00, rreth pesë kilometra në veriperëndim të Majës së Selanikut”, informoi mbrëmë në konferencë për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai theksoi se nga Ohri fluturuan katër persona, shtetas të Republikës së Bullgarisë, mes të cilëve edhe një person i mitur.

Janë locuar përmes hapësirës ajrore, por kushtet kohore në atë lokacion ishin të këqija, kështu që edhe krahas të gjitha tentimeve për t’iu afruar aeroplanit, kjo nuk ishte e mundur mbrëmë për shkak të terrenit të pakalueshëm.

Personat e vdekur janë të lindur në vitet 2000, 2005, 1970 dhe 1972. Mediuemt në Bullgari kumtuan se viktimat janë Georgi Boshnakov, bashkëshortja e tij Kalina dhe dy vajzat