“Më refuzonin se isha shqiptare”, Ava Max prek me rrëfimin për fëmijërinë

Ava Max është përvballur me paragjykime për shkak të origjinës së saj.

Ava Max është njëra ndër këngëtaret shqiptare e cila është ngjitur fuqishëm në shkallët e tregut ndërkombëtar.

Marketing

Gjatë një interviste të fundit të dhënë për “Phoenix”, Ava ka treguar se sa krenare ndihet që është shqiptare dhe se vjen nga një vend me femra të forta.

“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna
ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të
tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja duke u rritur. Kam qenë e bekuar.
Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të
tillë në jetën e vet”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës Ava ka treguar anën e ndjeshme të fëmijërisë se si në Amerikë ka qenë e paragjykuar për shkak të origjinës.

“Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja
në South Carolina. “, shtoi tutje 25 vjeçarja.

Ndërsa më vonë bukuroshja shqiptare tha se për të njeriu më i fortë është nëna e saj dhe
sigurisht babai të cilët bënin nga tre punë që të ndihmonin të bijën

“Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im
bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time.
Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë,
prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që
kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse
ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të
mos dorëzohem”, ka thënë ndër të tjerash Ava Max.