ASHMAA: Të mos shfrytëzohen minorenët në programe të paguara politike

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizele (ASHMAA) apelon të mos shfrytëzohen minorenët në reklamimin e paguar politik për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Marketing

“Në ditët e para të fushatës zgjedhore, në një pjesë të reklamave të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale 2019 që emitohen në serviset televizive, është regjistruar pjesëmarrje e minorenëve”, kumtoi sot ASHMAA).

Prej atje përkujtojnë se në pajtim me nenin 76 të Kodit Zgjedhor, nuk lejohet pjesëmarrje e minorëve në reklamim të paguar politik.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, për të cilat raundi i parë do të mbahet më datën 21 të këtij muaji, ndërsa i dyti është planifikuar për më 5 maj, filloi para tre ditëve.